#oranews #ilirmeta #yurikim
Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim, pas takimit me Damian Gjiknurin dhe Enkeled Alibeaj po zhvillon një takim dhe me kreu e Partisë së Lirisë Ilir Meta.
Takimi do të zhvillohet në selinë e PL-së.
Pas takimi, Gjiknuri deklaroi se me ambasadoren diskutuan mbi zgjedhjet e 14 majit. "Pata kënaqësinë të mikprisja në selinë e Partisë Socialiste ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë zonjën Yuri Kim. Zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 Majit, situata aktuale politike në vend dhe rekomandimet e ODIHR-it pas procesit të fundit elektoral ishin në qendër të diskutimit."
Kurse takimi mes Alibeajt dhe ambasadores Kim u zhvillua në zyrën e tij tek Kryesia Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa dy orë më vonë vetë Alibeaj jep detaje nga biseda me ambasadoren Kim.
"Gjatë një takimi të frytshëm dhe miqësor me ambasadoren e SHBA në Tiranë prekem temat që lidhen me zhvillimet më të fundit në vend për t’u ndalur më gjatë tek ato të zgjedhjeve vendore të 14 Majit," u shpreh Alibeaj.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!