Prokuroria e Vlorës ka njoftuar zyrtarisht detajet e arrestimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për qytetin e Himarës, Fredi Beleri, I dyshuar si I përfshirë në verpimtarinë e paligjshme të shit-blerjes së votës.
: Në kuadër të operacionit policor të koduar "Matrix", është bërë në arrestimi në flagrancë i shtetasve: Dh. B. alias A. B., 51 vjeç, dhe P. K., 44 vjeç, për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 328, 25 i Kodit Penal. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një shumë monetare prej 40 000 lekësh të rinj.
Bashkë me Fredi Belerin në pranga përfundoi edhe truproja e tij Pandeli alias Pano Kokoveshi, të cilët kanë rënë në kurthin e një personi që kishte firmosur për t’u bërë bashkëpunëtor drejtësie.
Ky I fundit ka hyrë në kontakt me Belerin 5 ditë më parë. Ai është I filmuar dhe I regjistruar në audio, duke komunikuar me Fredi Belerin dhe truprojnë e tij, të cilëve iu kishte premtuar 8 vota për 700 mijë lekë të vjetëra, që do të ndaheshin 300 për bashkëpunëtorin e drejtësisë dhe 400 të tjera do t’I jepeshin votuesve.
Në vendin e takimit ka shkuar vetë truproja e Belerit, I cili në një moment është filmuar teksa ka marrë në telefon kandidatin e “Bashkë Fitojmë” për ta njoftuar për vonesën e personit që do të shiste votat.
Beleri I ka thënë që të presë një minutë, edhe në fakt ashtu ka ndodhur, pasi bashkëpunëtori I drejtësisë shfaqet në kamera në vendin e takimit.
Vendi ku janë marrë paratë është në banjon e një lokali, ku nuk ka pamje filmike por vetëm audio.
Çdo veprim me bashkëpunëtorit e drejtësisë dhe për paratë është ndjekur me urdhra të Prokurorisë së Vlorës.
Gjithsesi tashmë pritet që çështja t’I kalojë SPAK, për faktin se kemi të bëjmë me zyrtarë të lartë që përfshihen në shit-blerje votash.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#FrediBeleri#Kurthi
Ещё видео!