Arkiva - Tv Klan 1998-2012; Pamje Keshilli i Rrethit Tirane, policia, prefektura Tirane.
Të gjitha lëvizjet e fletëve të votimit, kutive dhe mjeteve të tjera që duhen për procedurën e votimit të referendumit të Kushtetutës, janë shoqëruar nga forcat e policisë. Komisariatet kanë qënë në gatitshmëri dhe gjatë gjithë paradites grupe të tyre kanë lëvizur pranë kopshteve dhe shkollave, vende ku janë përqëndruar qendrat e votimit.
Për fshatrat e Tiranës janë kujdesur forcat policore të komisariatit numër 4 i cili ka garantuar lëvizjet që nga qendra e Këshillit të Rrethit e deri në zonat e përcaktuara. Drejtuesit e policisë tashmë kanë gjithë informacionin e nevojshëm nga drejtuesit e Pushtetit Lokal dhe deri në orët e pasdites është konfirmuar se gjithçka ka kaluar pa probleme.
Gazetar : Roland Zili
Follow #RTVKlan Online
Për më shumë klikoni: [ Ссылка ]
Facebook – [ Ссылка ]
Instagram - [ Ссылка ]
Twitter - [ Ссылка ]
© 2019 RTV Klan
Ещё видео!