Lajme Arkiva 2002
Ka 122 vite që feston ditëlindjen, tani plakë këtë ditë të shënuar ia kujtojnë të afërmit edhe ajo merr pjesë në gëzim. Hava Ruda është më e moçmja shqiptare e cila banon në fshati Shushicë të Elbasanit 7 kilometra larg këtij qyteti.
Ajo sot ka hyrë në vitin e 123 të jetës së saj. Është martuar që në moshën 14 vjeçare. Nga kjo martesë ajo ka lindur 6 fëmijë 4 prej të cilëve i kanë vdekur.
Hava Ruda është njeriu i historisë së tre shekujve në Shqipëri. Sot ajo nuk është në gjendje të flasë, por mban mend luftërat e Turqisë, Serbisë, Austro-Hungarisë, Greqisë. Luftën e parë Botërore, kohën e sundimit të mbretit Zog, Luftën e dytë botërore, diktaturën dhe në fund demokracinë.
Hava Ruda numëron 120 nipër e mbesa, disa prej tyre kanë vdekur tashmë. Kjo grua e moçme gjatë gjithë jetës së saj nuk ka reshtur së besuari edhe në kohën e diktaturës. Ndër ushqimet që ajo ka preferuar ka qenë gjalpi dhe bulmetrat. Ajo nuk i ka bërë naze asnjë lloj ushqimi. Ka pirë duhan, por jo alkoolin.
Sot një grup i Tv Klan, ka ndjekur nga afër ditëlindjen e 122-vjeçares Hava Ruda./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!