Tre liderët rajonalë u takuan në Tiranë për samitin e radhës të Ballkanit të Hapur. Këtë herë, përveç diskutimeve në parim u firmosën edhe disa marrëveshje të rëndësishme mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut nga kryeministri Rama, president Serb Vuçiç dhe kryeministri Zoran Zaev. Në fjalën e tij shefi i qeverisë shqiptare tha se kjo është një iniciativë që e hap Ballkanin dhe i oferon më shumë bashkëveprim.
Rama: “Balkani i Hapur është një inisiativë, që e hap Balkanin dhe e përgatit për integrimin në BE. Ne po nënshkruajmë sot marrëveshje dy palëshe për njohjen e ndërsjelltë, ekipet tona kanë bërë një punë të shkëlqyer për lehtësimin e lëvizjes së mallrave, për njerëzit po bëjmë një hap të madh duke bërë një marrëveshje për lejen e punës. Duke e bërë një gjë të tillë ne fjalim për gjëra konkrete dhe po marrim hapa konkrete. Na duhet ta hapim rajonin. Sot kemi bërë një hap duke ndërmjetësuar ndërlidhjen. Ne kemi punuar me një sërë institucionesh ndërkombëtare, ky bashkëpunim është dypalësh ose 3 palësh, synimi mbetet i njëjtë, përgatitja e vendeve tona drejt BE-së. Dua të them se sot nënshkrimi i marrëveshjeve të përgatitura me zell përcjell një mesazh te njerëzit, te prodhuesit, fermerët, të cilët janë tashmë duke punuar në këtë hapësirë të përbashkët. Me këto marrëveshje 2022 do të jetë një epokë e re, fillesa e dickaje të re, nga shkuarja në pikën A në pikën B. Ata nuk do të përjetojnë më dhimbje koke në kufi dhe çdo gjë do të ecë mirë. Numri i njerëzve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mëdha do të rritet mes 3 shteteve pasi jo vetëm do të jetë për subjekte që operojnë por do ta bëjë të qartë që kjo hapësirë do të bëhet dinamike”.
Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, deklaroi gjatë takimit të “Ballkanit të hapur” se kjo nismë duhet ruajtur si një rrugë drejt të ardhmes së përbashkët.
Zaev “Kam kënaqësi për hapat e fundit të mëdhenj që janë ndërmarrë. Ne kemi tashmë suksese për të treguar, rezultate. Kjo iniciativë është e hapur për të gjitha vendet në rajon. Ne treguam se vendet tona nuk do të mbaheshin peng nga dështimet e BE-së sa i përket procesit të integrimit”. Ruajeni “Ballkanin e hapur” sepse është një gjë shumë e mirë për qytetarët tanë, do të na çojë drejt të ardhmes së përbashkët në BE”.
Ndërsa, Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Serbisë, gjatë takimit të “Ballkanit të hapur” që po zhvillohet në Tiranë, u shpreh se objektivi është lidhja e njerëzve me njëri-tjetrin.
Vuçiç “Ne ndoshta nuk po përgatisim të ardhmen për fëmijët tanë, por mund të përgatisim fëmijët tanë për të ardhmen që i pret. Kjo është një iniciativë më e madhe se ne të tre. Do të krijojë bazën e themelet për fëmijët tanë. Objektivi më i rëndësishëm është që të lidhim njerëzit me njëri-tjetrin. Ata njerëz që kanë menduar më shumë për të shkuarën sesa për të tashmen dhe për të ardhmen. Kam biseduar dje me përfaqësuesit e bizneseve shqiptare dhe pashë një dëshirë shumë të madhe për të investuar e bërë biznes”.
Por, pavarësisht nga ajo çfarë ka ndodhur deri më tani me këtë nismë, Kosova, Mali i Zi, por edhe Bosnjë Hercegovina janë shprehur skeptike dhe kanë refuzuar pjesëmarrjen.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#OpenBalkan#Tirane#TopChannel
Ещё видео!