[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me rektorët e universiteteve në ministrinë e Arsimit ka deklaruar se bordi i administrimit në Universitete duhen shkarkuar të gjithë dhe të zëvendësohen me persona me profile publike.Në këtë diskutim kryeminitri Rama është shprehur se tarifa e shkollës është përgjegjësi e universiteteve dhe jo e qeverisë.“Nuk kam ardhur këtë të shkarkoj përgjegjësitë e qeverisë, protesta e studentëve është shuplakë për qeverinë, grusht për opozitën shpresë për shoqërinë për ju nuk e di, ju duhet ta gjeni vetë. Me siguri për ju është diçka dhe hap pas hapi ju do të shikoni se kjo protestë në fillim lidhet në thelb me ju, flas me universitetet ktu jo me persona specifik. Tarifat janë përgjegjësi e universiteteve për ti propozuar dhe përgjegjësi e qeverisë për ti pranuar, si ka mundësi që studentët nuk i dinë tarifat, nuk e dinë se 75 % të tyre i mbulon shteti dhe nuk e dinë nga burojnë fondet. Nuk e dinë fare çfarë i kushton senatit ta bëjë të ditur këtë.”Gjithashtu shefi i qeverisë ka diskutuar me përfaqësuesit e universiteteve 8 kërkesat e studentëve, dhe është shprehur se qeveria asnjëherë nuk ka penguar asnjë vendimmarrje të bordit.“Nëse ka ardhur dita që ju të fshiheni kur duhet ti dilni përballë studentëve, nëse ka ardhur dita që ju të shkelni syrin dhe të mbyllni dyert dhe të nxisni studentët të dalin në rrugë, nëse ka ardhur dita që tja lini rrugës fatin e studentëve, jo në marrëdhënien e qeverisë me protestuesve por në marrjen e vendimeve, atëherë duhet të shikojmë autonominë mbase ka qenë e parakoshme e pamenduar, nëse e bën rektorin, dekanin apo drejtuesin e universitetit tërësisht të paprekshëm nga qeveria. Bordi i administrimit ka shumicë të zgjedhur nga qeveria sepse qeveria është financuesi kryesor, ligji i ri i arsimit të lartë të gjithë strukturat janë më mirë se dje por larg nga standartet që ne kemi kërkuar. Më thoni një vendim që ka ardhur nga një rast ka ardhur dhe është kundërshtuar nga anëtarët e qeverisë në asnjë rast. Nuk them se bordi i administrimit ka funksionuar mire, por jam i mendimit që ai duhet të shkarkohet i gjithi dhe të zëvendësohet me persona me profile publike.”
Ещё видео!