Kryeministrja e Tajlandës, Paetongtarn Shinauatra ka deklaruar gati 400 milionë euro pasuri në asete, duke përfshirë një koleksion prej 217 çantash dhe 75 orë luksoze. Shifra del në dokumentin e vetëdeklarimit të pasurisë, që vetë Kryeministrja 38 vjeçare ka dorëzuar te komisioni kombëtar kundër korrupsionit.
Paetongtarn, vajza e ish-kryeministrit miliarder Thaksin Shinauatra, mori detyrën në shtator duke u bërë anëtarja e katërt i familjes së fuqishme që drejton Tajlandën.
Sipas dokumentit të botuar në mediat lokale, Paetongtarn deklaroi investime me vlerë gati 300 milion euro dhe 28 milionë euro të tjera në depozita dhe para. Deklarata, e cila listonte prona në Japoni dhe në Londër, përfshinte gjithashtu 75 ora me vlerë 4.5 milion euro, 217 çanta dore me vlerë 2 milionë euro, 23 automjete me vlerë 1.9 milion euro, 205 palë vëthë me vlerë 1,5 milion euro dhe 67 gjerdan me vlerë 1 milionë euro.
Pasuria e Paetongtarn nuk ka gjasa të befasojë shumicën e votuesve tajlandez. Babai i saj, i cili u pasurua falë biznesit në fushën e telekomunikacion dhe dikur zotëronte klubin e futbollit Manchester City, ka një vlerë neto prej 2 miliardë eurosh, sipas Forbes, duke e bërë atë njeriun e 10-të më të pasur në Tajlandë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Tajlandë#PaetongtarnShinauatra
Ещё видео!