Shenjat e Trafikut - SHENJAT E RREZIKUT - (Ngjyre te Kuqe) - Kursi patentes
Shenjat e Trafikut - SHENJAT e LAJMERIMIT ---
• Shenjat e Trafiku...
Shenjat e Trafikut - SHENJAT DETYRIMIT ---
• Shenjat e Trafiku...
Shenjat e Trafikut - SHENJAT E RREZIKUT ---
• Shenjat e Trafiku...
Shenjat e Trafikut - SHENJAT NDRIQUESE---
• Shenjat e Trafiku...
Shenjat e rrezikut shërbejnë për t’i paralajmëruar pjesëmarrësit në trafikun rrugor për rrezikun që u kanoset në ndonjë vend të caktuar, përkatësisht në një pjesë të rrugës, si dhe të njoftohen për natyrën e këtij rreziku. Kanë formë trëkëndëshi barabrinjësh, (përjashtim bëjnë: Kryqi i Andreut, afrimi kalimit të rrugës mbi binarë hekurudhorë me mbrojtës ose gjysmëmbrojtës, respektivisht pa mbrojtës ose gjysmëmbrojtës). Ngjyra elementare e këtyre shenjave është ngjyra e bardhë, ndërsa skajet e trekëndshit, janë me ngjyrë të kuqe. Simbolet janë të ngjyrës së zezë (prej tyre, dallon shenja - afërsia e sinjaleve ndriçuese). Skaji i kuq i shenjës, është me gjërësi të caktuar, e simboli duhet të jetë proporcional me madhësinë e shënjës, dhe i vizatuar asisoj sa që njihet lehtë. Tërheqin vëmendjen për rrezikun, që kërcënon në vendin e caktuar, respektivisht në pjesën e rrugës dhe i lajmërojnë pjesëmarrësit në trafik për karakterin e atij rreziku. Ato vendosen sipas rregullës, prej 150 deri 250 m para vendit të rrezikshëm, në rrugë jashtë vendbanimit, ndërsa në vendbanim, mund të vendosen edhe në largësi më të vogël se 150 m. Nëse kërkojnë arsyet e sigurisë, shenja e rrezikut mund të vihet edhe në largësi më të madhe se 250 m. Nëse shenja e rrezikut është vënë në largësi më të madhe se 250 m, ose më të vogël se 150 m, me shenjën duhet të vehet shenja plotësuese, në të cilën është shënuar distanca nga vendi i rrezikshëm, shkaku i të cilit, është vënë shenja.
1. Kthesë në të djathtë - Shënon afërsinë e kthesës.
2. Kthesë në të majtë - Shënon afërsinë e kthesës.
3. Kthesë e dyfishtë nga e cila e para djathtas
4. Kthesë e dyfishtë nga e cila e para majtas
5. Kthesë e rrezikshme
6. Teposhtëze e rrezikshme
7. Përpjetëze e rrezikshme
8. Ngushtim rruge
9. Ngushtim rruge nga ana e majtë
10. Ngushtim rruge nga ana e djathtë
11. Afërsi breg deti - Shënon afërsinë te vendi ku rruga del në breg det.
12. Urë lëvizëse - Shënon afërsinë te vendi ku në rrugë gjendet ura lëvizëse.
13. Gunga e gropa të rrezikshme në rrugë
14. Gropa në rrugë
15. Afërsi e qafës së rrezikshme të rrugës ose gungës së madhe
16. Rrugë e rrëshqitshme - Shënon afërsinë e pjesës së rrugës ku rruga në kushte të caktuara atmosferike dhe rrethana të ngjajshme është e rrëshqitshme.
17. Gurë të shkapërderdhur - Shënon afërsinë e pjesës së rrezikshme të rrugës ku mund të gjenden gurë të thyer ose të shkapërderdhur.
18. Shembje gurësh nga ana e majtë
19. Shembje gurësh nga ana e djathtë
20. Vendkalim i shënuar për këmbësor - Shënon afërsinë e vendit në rrugë ku gjendet vendkalimi i shënuar për këmbësor.
21. Fëmijë në rrugë - Shënon afërsinë e vendit në rrugë ku fëmijët lëvizin shpesh.
22. Biçiklistët në rrugë - Shënon afërsinë e vendit ku biçiklistët shpesh hyjnë në rrugë nga rrugë anësore ose shtegu i biçiklistëve.
23. Kafshë në rrugë - Shënon vendin ku kafshët shtëpiake kalojnë përtej ose përgjatë rrugës nën mbikqyrje.
24. Egërsira në rrugë - Shënon veqanërisht vendet e rrezikshme ku egërsirat shpesh kalojnë përtej rrugës.
25. Afërsi e pistës së aeroplanëve - Shënon pjesën e rrugës mbi të cilën aeroplanët fluturojë ulët me rastin e zbritjes ose ngritjes.
26. Arritje te shenjat e trafikut me drita - Shënojnë afërsin e kryqëzimit ku trafiku rregullohet me anën e shenjave ndriquese.
27. Arritje te shenjat e trafikut me drita - Shënojnë afërsin e kryqëzimit ku trafiku rregullohet me anën e shenjave ndriquese.
28. Trafiku në të dy kahjet - Shënon vendin prej nga trafiku fillon të qarkullojë në të dy kahjet.
29. Era anësore nga ana e majtë
30. Era anësore nga ana e djathtë
31. Rrezik në rrugë - Shënon afersinë e pjesës së rrugës ku pjesëmarrësve në trafik u kërcënohet ndonjë rrezik për të cilin nuk është paraparë shenjë e veçantë.
32. Tuneli - Shënon afërsinë e tunelit në rrugë.
33. Kryqëzim rruge me rëndësi të njëjtë - Shënon afërsinë e kryqëzimit të rrugëve prej të cilave asnjëra nuk është rrugë me përparsi kalimi.
34. Punime në rrugë - Shënon vendin ku zhvillohen punimet.
35. Rrugë tramvaji - Shënon afërsinë e vendit ku rruga kalon përtej rrugës së tramvajit në nivel.
36. Kryqëzim me rrjedhë të rrumbullakët të trafikut - Shënon afërsinë e kryqëzimit ku zhvillohet trafiku në rrjedhë të rrumbullakët.
37. Kryqëzim me rrugën e dorës së dytë me kënd të drejtë
38. Kryqëzim me rrugën e dorës së dytë nga ana e majtë
39. Kryqëzim me rrugën e dorës së dytë nga ana e djathtë
40. Kryqëzim me rrugën e dorës së dytë në kënd të ngushtë nga ana e majtë
41. Kryqëzim me rrugën e dorës së dytë në kënd të ngushtë nga ana e djathtë
#Shenjat e #Trafikut - #SHENJAT E #RREZIKUT
Ещё видео!