Edhe për seancën e radhës për inceneratorin e Elbasanit, gjykata u gjend në pamundësi për t’u shprehur për seancën paraprake, nëse do t’ia kthejë pas dosjen SPAK, për hetime të mëtejshme apo do të vendosë për gjykim themeli.
Dy avokatët Sokol Hazizaj dhe Sajmir Vishaj kishin paraqitur kërkesë për shtyrje të procesit pasi duhet të ishin të pranishëm në disa gjyqe të tjera. Kjo e linte të pambrojtur një të akuzuarin Alqi Bllakon që së bashku me 9 të tjerë janë të akuzuar për afera korruptive dhe shpërdorim detyre.
Megjithëse SPAK pretendon se ka kryer hetime shteruese për inceneratorin e Elbasanit për procedurat e koncesionarit , mbrojtja ka dyshimet e saj kur thotë se hetimi nuk shkoi deri te ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj.
Në proces ishin të pranishëm edhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe Alqi Bllako, i cili rezultoi se i mungonte mbrojtja. Një ditë më parë një gjyqtare tjetër paraprake dështoi të çelte gjykimin edhe për dosjen tjetër për inceneratorin e Fierit, në të cilin janë ngritur akuza së paku për 20 persona mes tyre administratorë kompanish, funksionarë shtetërore etj.
Për të dyja çështjet, Gjykata Antikorrupsion ka caktuar dy data të veçanta që do të mbahen gjatë muajit shkurt.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Inceneratori#Elbasan#TopChannelNews
Ещё видео!