Përpjekjet mes palëve në Partinë Demokratike për të gjetur një mënyrë bashkëpunimi për zgjedhjet e ardhshme vendore nuk kanë sjellë asnjë rezultat.
Gati tre javë nga nisja e negociatave, grupi i deputetëve që mbështesin Enkelejd Alibeajn nëpërmjet një deklarate ka bërë të ditur tërheqjen nga bisedimet, pasi sipas tyre nga pala tjetër nuk ka pasur sinqeritet.
“Refuzimi i vazhdueshëm i çdo propozimi të bërë nga ana jonë, përfshirë propozimin final të paraqitur edhe me shkrim, është tregues i mungesës së sinqeritetit dhe vullnetit për të gjetur zgjidhje. Ky refuzim provon paramendimin për të mos gjetur zgjidhje dhe vënien para faktit të kryer të palës tjetër”.
Duke shprehur keqardhje për dështimin e këtyre përpjekje, deputetët demokrat në këtë deklaratë bëjnë të ditur se pala tjetër që përfaqëson Partinë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha ka kërkuar në vazhdimësi njohjen e statutit të 11 Dhjetorit.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha hodhi poshtë pretendimet e tyre, duke deklaruar se pala tjetër u ftua të bëhej pjesë e procesit pa asnjë paragjykim.
“Opozita nuk mund të pengohet nga asgjë për të firmosur fitoren në këto zgjedhje. Zotërinjtë, një grup deputetësh, u ftuan, ose erdhën, pa asnjë lloj paragjykimi dhe prapamendimi që të bashkohen nëse donin, të garonin për çdo post në këto bashki, të paraqisnin kandidatura, ose në përputhje me statutin të krijonin, po të duan fraksionin.
Por ata, sa janë nuk e di, por ata nuk duan as statutin as primaret dhe as fraksionin. Të sigurtë të jeni se ai që prek flamurin e PD-së, i ka bërë hesapet shumë, shumë keq”.
Ndërkohë që Edi Paloka që përfaqësoi Partinë Demokratike në këto negociata tha se nuk ka pasur asnjë kusht dhe se pala tjetër nuk kishte vullnet për të bashkëpunuar.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!