Këto armë të gjetura gjatë kontrolleve të kryera në zbatim të një vendimi nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK për 3 banesa dhe ambiente, të cilat dyshohet të ishin në pronësi të Ervis Martinajt dhe dy të afërmve të tij, duket se kanë qenë në tokë pa pronar.
Sipas burimeve për Televizionin Klan, kjo e ka bërë të pamundur gjetjen e poseduesve real dhe ngritjen e akuzave zyrtare, teksa ato janë dërguar në laboratorin e Policisë Shkencore ku do t’i nënshtrohen akt ekspertimit balistik, por edhe të gjetjes së gjurmëve të ADN-së.
Të njëjtat burime konfirmuan se një akt ekspertimi për gjetjen e qimeve apo materialeve të tjera të vlefshme që mund të krijojnë profil gjenetik është urdhëruar edhe për kapelet dhe rrobat e policisë të gjetura bashkë me armët.
Kontrollet në 3 banesa dhe disa ambiente të tjera në Fushë Kuqe të Kurbinit erdhën 8 muaj pasi Ervis Martinaj u shpall në kërkim nga SPAK si porositës i një vrasje dhe 5 muaj pasi ai u deklarua i zhdukur nga familjarët e tij.
Tv Klan
#fushekuqe #ervismartinaj
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!