Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Qindra simpatizantë të Partisë Demokratike udhetuan nga rrethet drejt Tiranës, për t’iu bashkuar protestës në Tiranë.
Nga Fieri, sipas kreut të PD-së, Luan Baçi, u nisën autobusë e furgona, por edhe persona të organizuar me mjete personale.
Luan Baçi: “ Risi e kësaj radhe janë dhe qytetarë të zakonshëm, të ndershëm të këtij vendi që kanë ardhur këtu dhe kërkojnë me çdo kusht të ikin drejt Tiranës për të protestuar për shumë e shumë problematika që ka populli shqiptar, që nga energjia elektrike, çmimet, papunësia, premtimet e pambajtura, siguria jo e mirë në vend”.
Simpatizantë u nisën në orët e para të mëngjesit edhe nga Kukësi drejt Tiranës. Për kreun e PD-së, Arif Rexhmati, qytetarët kuksianë i bashkohen protestës paqësore kundër keqqeverisjes.
Arif Rexhmati: “ Jemi të gjithë në sheshin” Skëndërbej” për të protestuar kundër varfërimit të shqiptarëve, rritjes së energjisë elektrike, faturave aforfe, terrorit policor, kundër vrasjeve dhe pagesave për vrasje në parlament, kundër një keqqeverisje të tipit “Putinian” në Shqipëri”.
Edhe nga Dibra, sipas informacioneve të kreut të PD-së së këtij qarku, Rrahim Kaleci, janë nisur rreth 4 mijë qytetarë drejt Tiranës.
Protestuesi 1: “ Vetëm për liri, për të drejtat e njeriut. Të kemi një qeveri të rregullt, me ndërgjegjie për popullin”.
Protestues 2: “ Njëmijë e një arsye për të rrëzuar këtë shtet që e ka kap krimi në nivel qelizor. Këtë shtet që sot po ushtron terror psikologjik ndaj qytetarëve dhe është dita sa nuk është vonë tu bëjmë thirrje të majtëve e të djathtëve për të rrëzuar këtë qeveri mizerabël”.
Protestuesit kanë zgjedhur mënyra të ndryshme për të udhëtuar drejt kryeqytetit, ku në shumë raste kanë lëvizur në mënyrë të organizuar me minibusë, e ndërsa të tjerë me makina private.
Autobusë më simpatizantë të PD-së u nisen edhe nga Vlora drejt Tiranës, për protestën e PD.
Sipas kreut të PD Vlorë, Moisi Meminaj, autobusët janë nisur nga dy pika, nga qendra dhe rruga Transballkanike.
Në Shkodër, sipas informacioneve të PD së degës së këtij qarku, janë 5 autobusë të organizuar drejt Tiranës me simpatizantë.
Demokratët e Shkodrës thonë se një pjesë e simpatizantëve të Partisë Demokratike janë nisur me mjetet e tyre.
Nga qarku i Lezhës, autobusët e nisur drejt Tiranës janë me simpatizantë të Partisë Demokratike nga të gjitha Komunat, por nuk mungojnë edhe mjetet private.
Kreu i PD-së Lezhë siguroi që protesta do të jetë paqësore.
Autobusë me simpatizantë të PD-së organizuar nga kjo parti u nisën edhe Durrësi, Elbasani, Gjirokastra, etj.
Për më shumë klikoni në [ Ссылка ]
Ещё видео!