#rtvora
PS nuk do të bëjë më asnjë përpjekje për të bindur Bashën dhe Kryemadhin që të bëhet pjesë e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit. Pavarësisht se e konsideroi si një fatkeqësi për elektoratin e djathtë, Edi Rama nga foltorja e Kuvendit tregoi që rruga e vetme e mazhorancës është ajo e votimeve.
Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit tha se opozita pasi doli nga parlamenti, vendosi të dalë edhe nga rruga e zgjedhjeve. Rama tha se i kupton ata që mendojnë se zgjedhjet pa opozitën nuk janë normale, por kjo nuk është zgjedhje e tyre dhe as faji i tyre.
Ai garantoi socialistët se nuk do të ketë më sakrifica politike si ajo e 2017-tës.
Rama: Me përfundimin e afatit të regjistrimit të partive politike në zgjedhjet e 30 qershorit, opozita e rrugës ka vendosur të dalë edhe nga rruga e zgjedhjeve, pasi doli nga rruga e jetës parlamentare duke zgjedhur dy forma ekstreme në kundërshtim të plotë me vijën e logjikës demokratike,. E para e panjohur dhe e padëgjuar, e dyta jo e panjohur, por e provuar si një rrugë e vetëshkatërrimit. Aty ku opozitat kanë zgjedhur të braktisin zgjedhjet, praktikisht kanë marrë prapësht një periudhë të gjatë rrënimi dhe vështirësish për rindërtim.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Follow Ora News on Google+ HERE [ Ссылка ]
Ещё видео!