[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Kryeministri i Kosoves Avdullah Hoti deklaron prere se nuk do te kete me pazare me territoret ne tryezen e bisedimeve prishtine- beograd. Ndersa presidenti Hashim Thaci kembengul se ai duhet te jete udheheqesi i bisedimeve dhe per kete i kujton shefit te qeverise kushtetuten.Pas zgjedhjeve parlamentare të 21 qershorit në Serbi, përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun, Mirosllav Lajçak do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin duke synuar rikthimin e palëve në tryeëzën e bisedimeve. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një intervistë për radion Europa e Lire tha se pazaret e territoreve kanë marrë fund dhe se Kosova është mjaft e qartë në pritshmëritë e saj.
AVDULLAH HOTI
KRYEMINISTER I KOSOVES
“Të gjitha kompromiset që ne kemi bërë kanë përfunduar më 17 shkurt 2008, me Pakon e Ahtisarit, mbi të cilën është shpallur pavarësia e Kosovës dhe aranzhimet kushtetuese që sot i ka shteti i Kosovës në fuqi.
Unë besoj që është edhe në interesin e Serbisë që sa më parë të normalizojmë marrëdhëniet dhe të përmbyllim marrëveshjen me njohje reciproke.”Edhe presidenti Hashim Thaçi nënvizoi se ka ardhur koha për një vendimmarrje historike.
HASHIM THAÇI
PRESIDENT I KOSOVES
“Nuk ka kohë tani për matje të pulseve apo për trajtime seminarike të çështjes së Kosovës për njohje reciproke Kosovë -Serbi, por është koha për vendimmarrje historike që sjell rezultate konkrete”.Ndërsa retorika mes kryeministrit dhe presidentit, se kush do ti udhëheqë bisedimet, ende nuk ka përfunduar.
Thaçi i ka kujtuar sërish kushtetutën, Avdullah Hotit duke thënë se kreu i shtetit e përfaqëson vendin në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar.
“Ne nuk jemi në garë por do të plotësojmë njëri-tjetrin. Edhe të bashkuar do të përballemi me vështirësi dhe pengesa të mjaftueshme.”-është shprehur Thaci.
------------------------------------------------------------------
Subscribe: [ Ссылка ]
Ещё видео!