Arkiva Lajme - Tv Klan 1999
Kur mbeten edhe katër ditë nga nënshkrimi i marrëveshjes së paqes mes serbëve dhe shqiptarëve në Rambuje, bisedimet kanë ngirë në vendosjes së trupave paqeruajtëse në Kosovë. Presidenti serb Milan Milutnoviç ka deklaruar se Beogradi zyrtar nuk është dakort për vendosjen e trupave paqeruajtëse në Kosovë.
Duket se edhe Rusia, aleatja e vjetër e Serbisë është tërhequr disi nga pozicioni i saj. Pasi sot ka deklaruar se çështja ju përketë të dyja palëve në konflikt. UÇK-ja nga ana e saj ka deklaruar se nuk do të çarmatoset dhe se duhet të shikohet mundësia e ndryshimit të transformimit të saj. Por kjo nuk përfshihet në bisedimet në Rambuje.
Ndërsa Maqedonia ka reaguar me frikë për rolin e UÇK-së. presidenti maqedonas Kiro Gligorov është shprehur se rrezikojmë një luftë ballkanike nëse nuk sqarohet saktë në Rambuje roli dhe pozita e UÇK. Nga ana tjetër Kosova vuan pasojat e konfliktit. Disa fshatra të zonës së Vushtrisë janë boshatisur plotësisht pasi prania e ushtrisë serbe në to është e madhe.
Njoftimet nga Ferizaj bëjnë të ditur për dy shqiptar të rrëmbyer në rrethana misterioze. Autor të këtyre rrëmbimeve dyshohet të jenë pjestar të organizatave serbe Cernaruga thotë agjensia “Kossova Press”, e cila bën të ditur se për këto veprime është vënë në djeni dhe personi verifikues i OSBE-së në Pejë dhe në Klinë./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori
Ещё видео!