Universiteti i Oksfordit ka nisur një studim për të vlerësuar për herë të parë sigurinë dhe përgjigjen imune të vaksinës kundër COVID-19 të AstraZenecas edhe tek fëmijët. Testimi do të përcaktojë nëse vaksina është efikase tek të miturit e moshës 6 deri në 17 vjeç. Rreth 300 vullnetarë do të regjistrohen dhe vaksinimet e para priten këtë muaj, sqaroi Oxford.Vaksina me dy doza e krijuar prej tij dhe AstraZeneca është vlerësuar si një vaksinë për botën ’sepse është më e lirë dhe më e lehtë për t’u shpërndarë sesa rivalet e saj. profesori Andreë Pollard, kryeinspektor I testimit të vaksinave në Oksford, thotë se ndërsa shumica e fëmijëve janë relativisht të paprekur nga koronavirusi dhe ka gjasa të mos sëmuren nga infeksioni, është e rëndësishme të vendoset siguria dhe reagimi imunitar tek vaksina tek të miturit, pasi disa prej tyre mund të përfitojnë nga vaksinimi. Kolegji mbretërore I pediatrisë në mbretërinë e Bashkuar thotë se ka prova që Covid 19 mund të shkaktojë vdekje tek fëmijët, edhe pse kjo është mjaft e rrallë. AstraZeneca synon të prodhojë 200 milionë doza në muaj deri në prill dhe në total brenda vitit të nxjerrë 3 miliardë doza.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#AstraZeneca#TopChannel
Ещё видео!