#oranews #lezhe
Automjeti ku udhëtonte një punonjës i Bashkisë së Lezhës dhe një ish punonjës i njësisë Administrative Zejmen u sulmua mëngjesin e kësaj të mërkure me armë zjarri në lëvizje.
Mirel Ndoka dhe Edmond Mhillaj udhëtonin drejt Milotit, kur në superstradën Lezhë-Laç, pranë fshatit Tresh u qëlluan me pistoletë nga një makinë tjetër në lëvizje.
Makina e punonjësit të bashkisë Lezhë, ka marrë dy plumba, por fatmirësisht dy burrat që ishin në shënjestër nuk kanë marrë lëndime.
Ngjarja shkaktoi panik mes banorëve të zonës dhe udhëtarëve që panë një atentat si në filma.
Autorët ndërkohë mbeten të lirë dhe të paidentifikuar, pavarësisht postblloqeve dhe kamerave të sigurisë së bizneseve të zonës, apo dëshmive të marra në vendngjarje.
Ndoka dhe Mhillaj nga ana tjetër kanë deklaruar në Polici se nuk kanë asnjë konflikt, ndaj pista kryesore e hetimit mbetet sulmi për shkak të detyrës ndaj zyrtarit të INUV-it.
Por bashkia e Lezhës në një reagim ku citon edhe punonjësin Mirel Ndoka thotë se sulmi nuk ka lidhje me detyrën e tij apo rrethana të tjera.
Bashkia kërkon nga Policia që të zbardhë sa më parë ngjarjen që sipas saj cënon rendin dhe sigurinë Publike.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Follow Ora News on Google+ HERE [ Ссылка ]
Ещё видео!