Ashtu si fenomeni i ikjes së bluzave të bardha jashtë vendit, ikja nuk ka kursyer as punonjësit e transportit publik. Sipas kreut të Shoqatës së Transportit, mungesa e shoferëve të autobusëve po ndihet gjithnjë e më tepër.
“Në të gjithë Republikën e Shqipërisë ka një mungesë me mbi 1600 veta si sektor në terësi, por shoferët janë më të vështirë për t’u gjetur. Tani po ikin edhe specialist të fushave të ndryshme, por ajo që na dhemb më shumë ne është ikja e shoferëve pasi duhet një kohë më e gjatë për të dalë shofer i transportit publik.”
Përfaqësuesit e këtij sektori shprehen se nësë nuk ka mbështetje nga qeveria, shumë shpejt shoferët e autobusëve do numërohen me gishtat e dorës.
“Në moment që do të kemi paga të kënaqshme, kushte më të mira pune, orar të caktuar jo të zgjatur për punëtorët, padyshim që do të qëndrojnë këtu. Duhet ndërhyrje emergjente me politika afatgjata sepse nuk do të jetë e largët dita kur ne nuk do të kemi më profesionista në autobusët tonë, por vetëm që vetëm dinë t’i japin autobusit. Autobusi ka një rëndësi të veçantë sepse ka një numër të lartë pasagjerësh.”
Operatorët e transportit publik kërkojnë të rikthehet skema e subvencionit për naftën ashtu sikurse ndodhi gjatë rritjes së çmimit të hidrokarbureve nga lufta në Ukrainë.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!