Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Një 28 vjeçar u arrestua në flagrancë në qytetin e Rrëshenit, pasi policia kishte informacion se i riu po përgatitej të kryente një atentat.28-vjeçari Marian Gjoka u ndoq nga policia gjatë mbrëmjes së të martës teksa lëvizte në këmbë . Në një moment ai tentoi të largohet me vrap, por i gjendur i rrethuar u dorëzua.Pas vënies së prangave, efektivët gjetën në çantën e shpinës së 28-vjeçarit, 2 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4.Më pas gjatë kontrollit të kryer në banesën e tij u sekuestrua edhe një kallashnikov si dhe një sasi municioni luftarak.Dyshohet se 2 minat me telekomandë, 28-vjeçari i kishte siguruar në Malin e Zi, ku edhe ishte i punësuar.Ndërkohë polica vijon hetimet për të zbuluar shënjestrën e atentatit me lëndë eksplozive si dhe bashkëpunëtorët e 28-vjeçarit të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. /vizionplus.tv
Ещё видео!