Aksione për fikjen e zjarrit ka edhe në Fushë Arrëz atje ku ka shpërthuar një vatër. Operacioni po drejtohet nga Komisioni i Mbrojtjes Civile Qarku Shkodër. Forca policie të angazhuara janë rreth 35, ndërkohë gjatë natës do jenë 7 forca policie nga Komisariati Pukë dhe Posta Policisë F. Arrëz.
Nga komuniteti janë rreth 50 banorë të zonës. Nga struktura MZSh në terren të angazhuar rreth 30 forca, 12 nga Bashkia F. Arrëz dhe 18 nga Bashkia Pukë dhe 5 mjete MZSh.
Nesër priten të vijnë edhe 30 forca të ushtrisë në varësi të situatës. Pasdite është operuar vetëm me mjet ajror, duke ju përgjigjur në mënyrë të menjëhershme situatës.
Ndërkohë emergjencat civile Fushë- Arrëz do të monitorojnë gjatë gjithë natës situatën duke qëndruar në gatishmëri edhe për evakuime të mundshme të familjarëve të banesave që mund të rrezikohen.
Vlen të theksohet se aktualisht situata është e qetë dhe nën kontroll./tvklan.al
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!