#rtvora
Një tërmet 4.7 ballë i shkallë Rihter ka lëkundur sërish qarkun e Korçës. Sipas IGJEUM lëkundjet janë regjistruar rreth orës 16.21 minuta, ndërsa epiqendra ka qënë 3.4 km në jugperendim të Dardhës.
Të dëmtuara janë 12 shtëpi në Qafëzezë dhe janë pikërisht ndërtesat e prekura nga tërmeti i 1 Qershorit.
Paniku ka përfshirë banorët e qytetit të Korçës, të cilët kanë braktisur shtëpitë dhe apartamentet.
Qytetarja: Na u plasarit muri. Çfarë të bëjmë nga tërmeti e kemi. Desh më zuri fëmijët poshtë.
Ky është tërmeti më i fortë pas atij të 1 qershorit me forcë 5.3 ballë që goditi juglindjen. Sipas Insitutit sizmiologjik, tërmetet kanë qenë të vazhdueshme nga fillimi i qershorit në Qarkun Korçë, ku janë regjistruar mbi 2400 të tilla në një periudhë 2 mujore.
Lëkundjet janë regjistruar pikërisht kur mes presidentit dhe Ministres së Mbrojtjes janë shkëmbyer replika mbi masat që duhet të merren në përballimin e dëmeve që mund të sjellin tërmetet.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Follow Ora News on Google+ HERE [ Ссылка ]
Ещё видео!