Gjatë vitit të fundit, disa qytete të vogla italiane janë bërë pjesë e titujve kryesorë në mediat botërore, pasi anxorën në shitje shtëpi për vetëm €1 euro.
Si pasojë e emigrimit të të rinjve italianë drejt qyteteve të mëdha, shumë prej qytezave të vogla italiane mbeten thuajse të braktisura, duke bërë që shumë prona t’i kalojnë bashkive.
Për momentin, gjenden rreth 25 bashki italianë që i kanë lënë kartat e hapura për pronarët e rinj dhe oferta është e thjeshtë: një shtëpi në Itali mund të merrët për çmimin simbolik prej €1.
Por shtëpitë e përzgjedhura për këtë skemë shpesh duhet të rinovohen pasi nuk janë gati për të lëvizur që të nesërmen.
Ideja që këto shtëpi do të rinovohen dhe banohen në vitet e ardhshme është tejet e rëndësishme për autoritetet lokale.
Kostoja për rinovime është relativisht e ulëtm, duke shkuar nga pesë deri në 20 mijë euro në varësi të madhësisë së pronës, një vlerë që gjithsesi mbetet më shumë se tërheqëse për qytetarë të interesuar nga e gjithë bota.
Bashkitë shpresojnë se popullimi i këtyre zonave do të stimulojë ekonominë vendase, pasi banorët e rinj do të blejnë prodhimet e zonës, do të punësojnë ndërtues si dhe do të hedhin para në atraksionet lokale duke i kthyer shtëpitë në hotele apo Airbnb, që do të rriste turizmin dhe rigjallëronte të gjithë vendin.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Itali#Shtëpitë#TopChannel
Ещё видео!