The 10x Rule -Ligji I Dhjetëfishimit
Cfare eshte suksesi ?
Sot njerëz të ndryshëm kanë përceptim të ndryshëm për suksesin.
Dikush mund ta përcaktojë si sukses të ardhurat e mira financiare, dikush tjetër statusin e një pune etj...
Por suksesi i vërtetë në jetë nuk është të matësh faktorët e përmendur më lart, por sesa jemi në gjëndje të bëjnë një jetë më të mirë dhe më të përparuar për shkak të asaj që krijojmë. Ky është kuptimi i suksesit. Jo trofetë që njerëzit po mbledhin në jetën e tyre.
Shpeshherë shikojmë në media apo artikuj të ndryshëm që e përcaktojnë suksesin tek të qënit jashtëzakonisht i pasur dhe të arrish sa më shumë gjëra të prekshme. Por kuptimi i vërtetë I suksesit është të jetosh një jetë të lumtur dhe ta bësh këtë botë një vend më të mirë për të gjithë.
Patjetër për dike të pasurit një makinë shumë luksoze mund të jetë sukses, por a është kjo ajo çfarë I sjell lumturinë?
Pra sukses thjesht do të thotë që ju po shfaqeni, po përpiqeni dhe po punoni që të ecni përpara dhe të jeni të hapur për procesin e “vetë-rritjes”.
Dhe nëse ju e bëni këtë, atëherë JU JENI SUKSESI!
-
Mos harroni të më ndiqni në rrjetet sociale 🤗⏬
-
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Linkedin: [ Ссылка ]
Ещё видео!