Agjentët e antidrogës në policinë e Tiranës vunë në pranga anëtarët e dy grupeve kriminale që shisnin droga të forta në shkolla dhe lokale.
Pamjet filmike i përkasin operacionit të koduar “Harta”, që çoi në arrestimin e 20 personave, shpalljen në kërkim të 4 të tjerëve dhe në sekuestrimin 2 kilogramëve kokainë, 130 dozave heroine dhe 300 dozave kanabis. Hetimet e policisë zbuluan se droga shitej në të paktën 13 zona të Tiranës dhe Kamzës siç mund të shihni dhe në këtë hartë.
“Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin vepronin të ndarë në grupe të vogla dhe shpërndanin lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës dhe Kamzës, afër shkollave, lokaleve të natës e ambienteve të tjera të frekuentuara nga të rinjtë”.
Për të mos u diktuar nga policia, gjatë komunikimeve grupi përdore kode, një prej të cilave ishte “pluhur zane”, që nënkuptonte kokainën, të cilën e siguronte në zonën e Fushë Krujës.
“Pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale përdornin mesazhe të koduara dhe kryesisht qarkullonin me automjete të transportit publik për të shmangur kontrollet e befasishme të Policisë.”
Policia u sekuestroi të arrestuarve edhe 5 milionë lekë të vjetra, 1700 euro, dhe 11 automjete që përdoreshin për veprimtari kriminale.
Tv Klan
#toninvocaj #grupekriminale #tirane
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!