Duke folur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryetari Erjon Veliaj dha një lajm mjaft të mirë për të gjithë familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike në kryeqytet.
Kryebashkiaku i Tiranës tha se është vendosur që krahas ndihmës ekonomike standarde që jep qeveria, familjet në kryeqytet do të trajtohen edhe me një bonus social nga bashkia, teksa shumë shpejt pritet të prezantohen edhe detajet e nismës.
Veliaj tha se bonusi social do t’u vijë në ndihmë familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike, në mënyrë që të përballojnë kostot e larta të jetesës në një kryeqytet si Tirana, e cila rritet me shpejtësi.
Në kryeqytet trajtohen me ndihmë ekonomike rreth 2800 familje, të cilat shumë shpejt do të përfitojnë nga bonusi social i bashkisë së Tiranës.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#ErjonVeliaj#Ekonomia
Ещё видео!