Shpallja e sanksioneve ekonomike, deri tek kategorizimi ‘non grata’ i ish-deputetit të PS Aqif Rakipi nga Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është kaluar pa koment nga kryeministri Edi Rama, teksa gjendej në një vizitë zyrtare në Berlin. I pyetur nga gazetarët, kryeministri nuk pranoi të komentonte asnjë zhvillim nga politika e brendshme.
Duke u fokusuar tek politika e jashtme, numri një i qeverisë u ndal tek mos-hapja e negociatave, teksa duke fajësuar Bashkimin Europian për vonesat, paralajmëroi ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në këtë proces.
Kreu i qeverisë teksa komentoi Ballkanin e hapur, u shpreh se qasja e kancelarit Olaf Sholtz ishte pozitive. Nga ana tjetër, Rama u shpreh se nuk ëshë i shqetësuar nga armatosja e Serbisë, teksa e justifikoi atë edhe për qasjen ndaj Rusisë.
Për kryeministrin Rama, Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë për hapjen e negociatave, ndonëse ka shumë për të bërë. Ndërsa duke u ndalur tek heqja e vizave dhe anëtarësimi në NATO, kryeministri nuk i njohu asnjë meritë paraardhësit të tij Sali Berisha, pasi sipas tij kjo ka ndodhur për meritë të SHBA dhe BE.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Negociatat#Rama#TopChannel
Ещё видео!