#gjkko #inceneratore
Gjykata e Posaçme vendosi t’i kërkojë interpolit informacion për 3 biznesmenët Stela Gugallja, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, nëse ata janë arrestuar në ndonjë shtet të huaj në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga SPAK.
Tre biznesmenët akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash në bashkëpunim në dosjen e inceneratorit të Elbasanit.
Për këtë dosje nisi gjykimi në themel për 10 të akuzuarit mes të cilëve edhe ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako, të akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.
Seanca e parë u mbajt pa praninë e ish-ministrit dhe ish-deputetit të cilët kërkuan që të përfaqësoheshin nga avokatët e tyre, teksa të pranishëm ishin vetëm disa prej të pandehurve dhe familjarët e tyre.
Por Gjykata dështoi të merrte në shqyrtim kërkesën për gjykim të shkurtuar të bërë nga disa të pandehur për shkak se munguan disa prej avokatëve dhe vendosi të shtyjë procesin në datën 7 Prill.
SPAK akuzon ish-zyrtarët dhe biznesmenët e kompanive të inceneratorëve se janë përfshirë në korrupsion dhe shpërdorim detyrë për favorizimin e dy kompanive fituese të konçensionit dhe në pastrim parash nëpërmjet një skeme të lëshimit të faturave fiktive nga kompanitë që kryen punime.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!