#rtvora #pd #saliberisha #lulzimbasha
Në kampin blu vijon përplasja në distancë mes ish kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PD-së Lulzim Basha.
Dje ish-Kryeministri Sali Berisha në “Foltoren” me të rinjtë në Tiranë i bëri thirrje Lulzim Bashës të dalë në debat me të, me të rinjtë dhe demokratët. Ndërkohë që Basha e quajti tub që çon oksigjen tek Edi Rama.
Po kur data është 8 nëntor nuk ka ende një kërkesë të dorëzuar në selinë e PD-së.
Të dy palët lexojnë në mënyrë të ndryshme statutin dhe si do të mblidhet Kuvendi kombëtar i PD-së, raporton gazetari i Ora News, Everst Dedaj.
Mbështetësit e Berishës thonë se Kuvendi Kombëtar duhet të vetëmblidhet dhe mjaftohet vetëm me kërkesën që u është dërguar delegatëve të kuvendit Kombëtar dhe kërkesën publike të Berishës.
Nga ana tjetër dhe PD thotë se duhet të ketë një kërkesë bashkë me firmat me qëllim që të verifikohen firmat për mbledhjen e kuvendit kombëtar të PD-së.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow RTV Ora
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Ещё видео!