#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
5-6 patate mesatare
2 qepë mesatare në fije
70 gr djathë parmixhan
150 gr djathë i tymosur
Proshutë
Pak vaj ulliri
Kripë
1 lgj bukë të thekur të grirë
Presim patatet në feta shumë të holla. Djathin e tymosur e grijmë dhe e presim në feta të holla. Parmixhanin e grijmë shumë hollë. Qepën e presim në fije dhe e skuqim sa të zverdhet. Proshutën e presim në feta. Lyejmë një tavë të vogël me vaj dhe e pudrosim me bukë të thekur të grirë.
Shtojmë një shtresë me feta patate. Mbi to shpërndajmë pak qepë të skuqur. E pudrosim me djathë parmixhan e më pas me djathë të tymosur. Vendosim feta e proshutës. Përsëri pak qepë e më pas patatet e tjera duke përsëritur shtresat si më sipër. Në fund e mbyllim me patate dhe parmixhan, pak fare vaj ulliri dhe e pjekim në temperaturë 200 gradë për 30 minuta.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
Ещё видео!