Këshilli Bashkiak i Tiranës pas mbledhjes së ditës së sotme, vendosi që të marrë një vendim urgjent përsa i përket depozitave të terracave të pallateve.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar se është marrë vendimi për heqjen e depozitave nga tarracat e pallateve dhe se depozitat do të lejohen vetëm pas raportit nga inxhinierë të licensuar.
Ndër të tjera Veliaj ka treguar se depozitat e përbashkëta të ujit do të vendosen në katet e para të pallateve.
Ndërkohë që sipas kreut të bashkisë ekziston edhe opsioni i depozitave nën tokë. Veliaj premtoi edhe leje të përshpejtuar kujtdo që bën depozitë të përbashkët.
Ai deklaroi se depozitat qytetarët i kanë vendosur me kokën e tyre dhe tashmë do t'i heqin me kokën e Bashkisë.
Ещё видео!