Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanovic, do të përballet në balotazh me ish-ministrin e Ekonomisë, Jakov Millatovic, për tu ulur në karrigen e kreut të shtetit, duke përcarë jo vetëm skenën politikë por edhe shqiptarët në vendin fqinj
Tanimë kryeministri në detyrë në Mal të Zi, njëherësh kryetari i URA, Dritan Abazoviç njoftoi se kjo parti do të mbështesë kandidatin për president të Lëvizjes Evropa, Jakov Milatoviç, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, një kanditat që kërkon marrëdhëni më të ngushta me Rusinë dhe Beogradin.
Pjesa më e madhe e shqiptarëvr në qytetet malazeze kanë zgjedhur të përqafojnë Gjukanovic, i cili garon me platformë pro perëndimore, por krahasur me votat e mëparshme, ka patur një rritje për kandidatët pro serbë.
Në qytetin e Tuzit, komunë e banuar me shumicë shqiptare në afërsi të Podgoricës, Gjukanovic është kandidati i cili ka siguruar më së shumti vota në raundinn e parë të dielën. Gjukanovic ka arritur të sigurojë 1200 vota në qytetin e Tuzit, por afro gjysma e votuesve në Tuz votuan kandidatët pro-serb
Gjukanovic mori 3700 vota, I ndjekur nga kandidati pro serb Andrija Mandic me mbi 820 vota në nivel komune. Ndërsa i treti në listë ka dalë Millatovic me 650 vota.
Milatovic është një ekonomist malazez i cili ka shërbyer si ministër i ekonomisë dhe zhvillimit ekonomik në kabinetin e Zdravko Krivokapiq nga 4 dhjetor 2020 deri më 28 prill 2022.
Ai ka treguar për bindjet e tija politike në shumë intervista, ku ka thënë se ka votuar për pavarësinë e Malit të Zi nga Serbia, por thotë se në vend ka një “frymë anti-serbe”
Ndërsa në një editorial të publikuar ai kërkon lidhje shumë të afërta me Serbinë dhe e cilëson si natyrale bashkëpunimin e thellë me dy vendeve në çdo fushë.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#MaliZi#Zgjedhjet
Ещё видео!