Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të dëshmojë sot në orën 09.00 te Prokuroria e Krimeve të Rënda në lidhje me çështjen “Toyota Yaris”.
Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat ditën e djeshme, Prokuroria e Krimeve të Rënda, konfirmoi ardhjen e katër prokurorëve belgë, të cilët do të asitojnë në marrjen në pyetje të liderit demokrat.
Belgët i kërkojnë Bashës përgjigjen e tre pyetjeve.
1-Si u informua Basha për sasinë prej 3,4 milionë Euro?
2-Cilat ishin informacionet ekzakte?
3-Kush ia dha zotit Basha këtë informacion?
Hetimet për “ToyotaYaris” ku u sollën nga Belgjika 3.4 milionë euro po kryhen edhe në Shqipëri. Për këtë procedim janë arrestuar 4 persona dhe janë shpallur në kërkim dy kushërinjtë, Alfred e Elvis Vladi, për të cilët dyshohej se ishin personat që kanë porositur makinat “Toyota Yaris”.
Katër të arrestuarit në Shqipëri janë Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri.
Ещё видео!