Bjellorusia ka thënë të martën se është detyruar të pranojë armët bërthamore ruse, për shkak të presionit “të pashembullt” perëndimor.
Megjithatë, Minsku ka insistuar se pranimi i tyre nuk ka shkelur marrëveshjet ndërkombëtare.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka prezantuar në fundjavë planin për dërgimin e armëve bërthamore taktike në Bjellorusi. Ky vendim është dënuar ashpër nga Perëndimi.
“Bjellorusia është detyruar të përgjigjet për të forcuar kapacitetet e saj të sigurisë dhe mbrojtjes”, ka thënë Ministria e Jashtme në Minsk.
Ajo ka thënë se Minsku është përballur me presion “të pashembullt” politik dhe ekonomik nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.
Bjellorusia ka thënë se nuk do të ketë kontroll mbi armët dhe dërgimi i tyre në territorin e saj “nuk është në kundërshtim” me Traktatin për Mospërhapje të Armëve Bërthamore.
Minsku e ka lejuar Rusinë që ta përdorë territorin e tij për nisje të luftës në Ukrainë, vitin e kaluar.
Të dyja shtetet kanë mbajtur edhe stërvitje të përbashkëta ushtarake dhe e kanë rritur bashkëpunimin në vitin e fundit.
“Bashkëpunimi ushtarak mes Bjellorusisë dhe Rusisë është duke u kryer në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, ka thënë ministrja bjelloruse.
Planet e Putinit për të dërguar armë bërthamore afër territorit të Bashkimit Evropian kanë nxitur thirrjet për sanksione të reja kundër Moskës.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Bjellorusi#TopChannel
Ещё видео!