Gjatë seancës së Parlamentit Evropian ku u diskutua raporti për Kosovën për vitin 2022, disa eurodeputetë kanë bërë thirrje pesë vendeve të Bashkimit Evropian që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë këtë. Sipas eurodeputetit austriak Thomas Ëaitz, Spanja, Qipro, Rumania, Greqia dhe Sllovakia duke refuzuar njohjen për arsye të brendshme po inkurajojnë Serbinë në përpjekjet për destabilizim si dhe një konflikt të mundshëm në rajon.
\Waitz: Vendet mosnjohëse duan ta njohin shtetin e Kosovës
Kosova është shtet i pavarur prej më shumë se 10 vitesh. Refuzimi juaj për ta njohur bazohet vetëm në çështjet e brendshme. Kështu që unë ju bëj thirrje që të mos e vazhdoni me bllokimin tuaj, ju vetëm po e inkurajoni Serbinë dhe rrjedhën e saj të konfliktit. Dhe nëse kjo nuk është ajo që dëshironi, më në fund njiheni Kosovën si shtet të pavarur që është”
Eurodeputeti spanjoll nga Katalonia, Carles Puigdemont, deklaroi se Spanja nuk e njeh Kosovën jo për arsye që lidhen me vet shtetin kosovar por për shkak të Katalonisë. Sipas tij, më e vështirë do të bëhet kur Spanja të marr drejtimin e Këshillit të BE-së.
Puigdemont: Spanja nuk e njeh Kosovën për shkak të Katalonjës
“E ardhmja e Kosovës është njohja ndërkombëtare dhe Evropa. Përpjekjet që po bëhen nga shoqëria dhe institucionet e Kosovës meritojnë më shumë nga të dyja; më shumë njohje ndërkombëtare dhe më shumë Evropë. Fatkeqësisht, ka ende vende të BE-së që nuk e njohin Kosovën, disa prej tyre siç është Spanja nuk e njeh për arsye që nuk kanë të bëjnë me Kosovën, por me Katalonjën...
Ndërsa eurodeputeti nga Kroacia, Ladislav Iliçiç, kërkoi nga Bashkimi Evropian që të mos e ledhatojë Serbinë pasi shteti serb ende ka pretendime territoriale ndaj Kosovës.
Iliçiç: Serbia vazhdon të shkaktojë destabilitet
“Pavarësisht se e humbi luftën, Serbia ende dëshiron territorin e Kosovës, dhe ende dëshiron t'i mbajë në minimum të drejtat e shqiptarëve. Dhe në vend që të përpiqet të ketë bashkëjetesë paqësore në veri, Serbia vazhdon të shkaktojë destabilitet, Kosova është shtet i pavarur, është në pozitë të vështirë dhe meriton të gjithë mbështetjen tonë.
Gjatë seancës foli edhe raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon si dhe Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#PE#Kosova
Ещё видео!