Shkodra është qarku i dytë me numrin më të madh të të infektuarve nga koronavirusi, ndërkohë gjatë orëve të fundit janë konfirmuar edhe 6 raste të reja duke e çuar ne 77 numrin e personave te infektuar.
Gazetari Simon Shkreli raporton për ABC News se se rastet e reja kanë të bëjnë me disa punonjëse fasonerie. Ndër të tjera gazetari i abcnews.al thekson se dhe pse ministria deri më tani ka konfirmuar vetëm dy raste të stafit mjekësor në Shkodër, burime pranë DSHP dhe spitalit Rajonal bëjnë me dije sederi më tani janë rreth 6 infermierë që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, të cilët kanë pasur kontakte me personat që kanë qenë të shtruar në repartin e reanimacionit.
Fatmirësisht në Velipojë ku punonjësi i Postës rezultoi pozitiv me Covid 19, mesohet se deri më tani nga tamponët e marrë personat kanë rezultuar negativë.
Ndërkohë në Shkodër dyshohet se kete te enjtje mund të jetë një tjetër vatër e re koronavirusi që është në Qafë Hardhi. /abcnews.al
Per informacionet me te fundit klikoni:
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Subscribe kanalin tone ne: youtube:[ Ссылка ]
#abcnews #abcnewsalbania
Ещё видео!