#oranews #zjarr #zjarretnevend #zjarrklos #zjarrkukes
Pavarësisht se temperaturat nuk kanë shënuar shifra të larta, në vendin tonë janë shfaqur disa vatra zjarri. Në Kukës dhe në Klos situata paraqitet më serioze, ndërsa dyshohet se ato kanë qenë të qëllimshme.
Pranvera ka nisur me zjarre në disa zona të vendit tonë.
Një vatër e madhe zjarri ka rënë paraditen e së hënës në Malzi të Kukësit.
Zjarri u shfaq në zonën e quajtur Shtane një një sipërfaqe pyjore më dush dhe dëllinjë.
Bashkia e Kukësit njoftoi se ka angazhuar disa forca zjarrëfikëse dhe po punohet për të bërë të mundur shuarjen dhe izolimin e zjarrit që ka rënë në një sipërfaqe të madhe prej 8-10 hektarësh. Mësohet se grupet e punës e kanë bërë udhëtimin në këmbë për shkak të terrenit të thyer malor.
Edhe në Klos ka pasur një vatër zjarri në fillim të kësaj jave.
Një zjarr i fuqishëm u aktivizua në masivin pyjor me dushqe në fshatin Kujtim.
I ndihmuar edhe nga era e fortë, vatra e zjarrit u zgjerua me shpejtësi duke përfshirë disa hektar.
Në zonën e përfshirë nga flakët nuk ka banesa, ndërsa rrezikon të dëmtohet rrjeti elektrik i lagjeve të tjera të këtij fshati.
Më herët këtë javë zjarre ka pasur në Gjirokastër, Lezhë, e Berat, ndërsa dyshohet se ato janë të gjitha zjarrëvënie të qëllimshme,.
Vitin e kaluar me qindra hektarë u dogjën për shkak të zjarreve, ndërsa u shënuan e dy viktima.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!