Palestinezët raportuan se të gjitha shërbimet e telefonisë dhe internetit në Gaza janë sërish jashtë shërbimeve. Kompania e telekomit, Paltel, raportoi për “ndërprerje të plotë” pas sulmeve të ndërmarra nga trupat izraelite kundër militantëve të Hamas.
Kjo është hera e dytë që banorët e Gazës mbesin pa kontakt me botën jashtë. Për situatën reaguan dhe agjencitë e ndihmës humanitare të cilat thanë se këto ndërprerje po vështirësojnë punën e tyre, pasi gjysma e popullisë po përballet me mungesë ushqimesh. Defekti në kompaninë e telekomunikacionit erdhi pas sulmeve ajrore të ndërmarra një ditë më parë nga ushtria izraelite që rrafshoi disa ndërtesa banimi në kampin e refugjatëve Jabalya afër qytetit të Gazës.
Numri i saktë i viktimave nga bombardimi ende nuk dihet, ndërsa autoritetet palestineze raportuan për qindra të vrarë dhe të plagosur. Ndërkohë Izraeli nga ana tjetër tha se sulmi, që shënjestroi liderin e lartë ushtarak, Ibrahim Biari, shkatërroi një qendër komanduese të militantëve dhe një rrjet tunelesh nën tokë. Sipas forcave ushtarake, gjatë sulmit u vranë dhjetëra luftëtarë. Zëdhënësi i ushtrisë, Jonathan Conricus, tha se Biari ka qenë një prej planifikuesve kyç të sulmeve të 7 tetorit dhe se ndërtesat e banimit u shembën për shkak se u shkatërrua kompleksi nëntokësor i Hamasit. Ai tha se deri më tani janë goditur më shumë se 11 mijë objektiva të Hamas.
Gjatë ditëve të fundit ushtria izraelite ka avancuar drejt periferive të qytetit të Gazs nga veriu dhe lindja. Vlerësohet se deri më tani afro 800 mijë palestinezë janë zhvendosur në jug të qytetit të Gazës nga pjesa veriore pas urdhrit të Izraelit për evakuim, por qindra mijëra vazhdojnë të jenë në veri. Ndërkohë të tjerë ndodhen në kufi dhe presin të largohen drejt Egjiptit. Si pasojë e bombardimeve kanë humbur jetën më shumë se 8500 palestinezë, ndërsa nga sulmet e Hamas janë vrarë mbi 1400 izraelitë.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Gaza#Izrael#TopChannelNews
Ещё видео!