Një pacient 30-vjeçar ka ndërruar jetë pasi mori pjesë në një festë “ Covid-i” në Teksas, me bindjen e plotë se virusi ishte një mashtrim. “ Pak përpara se të ndërronte jetë, ai kishte parë infermieret e kishte thënë: “Mendoj se bëra një gabim, kujtoja se ishte e gjitha një genjeshter, por nuk është”, tha doktoresha Jane Appleby, drejtuese në spitalin Methodist në San Antonio . “ Nuk duam të alarmojmë askënd, thjesht po përpiqemi të japim shembuj nga realiteti për ta bërë komunitetin tonë të kuptojë se ky virus është mjaft i rrezikshëm dhe mund të përhapet me shpejtësi”, shtoi mjekja. Një “festë Covidi”, është një grumbullim I organizuar nga një person i diagnostikuar me koronavirus, për të parë nëse virusi është i vërtetë dhe nëse do të infektohen prej tij persona të tjerë. Appleby u shpreh se disa prej të sëmurëve rëndë, të shtruar në spitalin Methodist, janë të moshave 20 dhe 30 vjec. “ Ju lutemi mbani maska, shmangni grupimet e mëdha dhe dezinfektoni vazhdimisht duart”, u shpreh mjekja. Javën e kaluar Teksasi vazhdoi të thyente rekorde për rastet e konfirmuara dhe vdekjet e lidhura me sëmundjen.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Teksas#TopChannel
Ещё видео!