Opozita dhe populli nuk ka rrugë tjetër veç përballjes për të çliruar qeverisjen nga krimi. Është ky mesazhi që kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u përcolli qytetarëve nga Shkodra.
Nga Shkodra ka nisur mobilizimi i strukturave të Partisë Demokratike për t’iu përgjigjur sfidës jetike të vendit që për demokratët është çlirimi i qeverisë nga krimi. Në takimin me kryesinë e degës së Shkodrës, kryetari Lulzim Basha kërkoi që përfaqësuesit e PD të përdorin avantazhin kryesor të opozitës për të mobilizuar njerëzit dhe frikën që krimi ka nga Partia Demokratike tha Lulzim Basha.
“Ajo që ka rëndësi, është shkalla e mobilizimit me të cilën ne si PD, në nivelin e lagjeve, blloqeve, shtëpive e fshatrave, do të mund t’i përgjigjemi thirrjes për një aksion radikal politik, që të ketë synim largimin e këtij kryeministri dhe të kësaj qeverie. Që nga ky moment, që kur të ndahemi prej ketij takimi, puna duhet të nisë derë me derë me njerëzit. Sot rrugë tjetër përveç përballjes nuk ka.”- tha Basha.
Kjo rrrugë që ka ndërmarrë opozita vjen si rrjedhojë e lidhjes së qverisë me krimin nënvizoi kreu demokrat, i cili i bëri thirrje shqiptarëve që të bashkohen e të përballen me këtë shtet.
“Prandaj ka shumë rëndësi që procesi i organizimit të brendshëm, të evidentojë më të mirët brenda partisë, të evidentojë më të mirët në raport me zgjedhjet e ardhshme lokale dhe, me gjasa zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që janë objektivi final i aksionit dhe i platformës, që opozita do të bëjë publike në ditët dhe javët e ardhshme.”- tha Basha./abcnews.al
Ещё видео!