Në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit mbërritën dozat e para në bazë të kontratës me kompaninë Pfizer. Kryeministri Rama doli t’i priste personalisht i shoqëruar edhe nga ministrja e shëndetësisë dhe ai i Rindërtimit.
Bëhet fjalë për 1170 doza për të cilat kryeministri Edi Rama për të cilat kryeministri Rama tha se do të shkojnë për ata që kanë marrë dozën e parë, por edhe për të tjerë persona të përcaktuar në grupet e riskut.
“ Do futen në proces vaksinimi ata që kanë marrë dozën e parë, në të cilët jam dhe unë:
Rama tha se kontrata me kompaninë Pfizer do të respektohet dhe se brenda muajit shkurt do të vijnë të tjera vaksina.
“Brenda muajit Shkurt do vijnë dhe dozat për të cilat është angazhuara kompania Pfizer, qoftë 10 mijë të parat, qoftë dhe 31 mijë të tjera”.
Rama tha se negociatat vijojnë edhe me AstraZeneca.Kreu iqeverisë sqaroi se për shkak të kontratës nuk mund të dërgohen vaksina në Kosovë, por premtimi do të mbahet dhe 50 mjekë të spitalit Covid të Prishtinës mund të vijnë në Tiranë të marrin dozat.
“Ne do jemi të gatshëm që të presim 50 mjekë të spitalit të Prishtinës për të dyja dozat”.
Një mesazh kreu i qeverisë e pati edhe për akuzat e opozitës. I pyetur për mundësinë e marrjes së vaksinës ruse apo kineze, por Rama tha se vendi ynë do t’i mbetet strikt qëndrimit të Bashkimit Evropian i cili ende nuk u ka dhënë atyre dritën jeshile.
Rama tha se shifrat e pandemisë në vend janë të qëndrueshme, dhe ndaj nuk parashikohet një tjetër mbyllje, por theksoi respektimin e rregullave të vendosura.
Dozat e vaksinave u dërguan me masa të rrepta sigurie në Institutin e Shëndetit Publik dhe prej së martës do të marrin dozën e dytë edhe ata që kanë marrë tashmë të parën.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!