Një tubim i thirrur nga shqiptarët në rrhetet sociale nuk ka marrë autorizimin e policisë së Athinës. Policia greke, sic mëson Top Channel ka njoftuar se ka dhënë urdhër për ndalimin e grumbullimit të shtetasve shqiptarë në zonën Alimo të Athinës i parashikuar për më 15 dhjetor.
Burime policore i thanë Top Channel se prej ditësh përflitej në rrjetet sociale për një takim të shtetasve shqiptarë ku dyshohet se do të hidheshin parulla patriotike shqiptare, do të përdoreshin flamuj shqiptarë dhe me gjasa do të kishte thirrje anti greke.
“Këto veprime nuk kanë një arsye formale si në rastin e festës kombëtare së pavarësisë në 28 nëntor, ndaj vlerësohet se do të nxisin edhe reagimet negative të qytetarëve vendas, sidomos të ekstremistëve, ndaj janë marrë masat që jo vetëm të ndalohet ky grumbullim, por edhe të procedohen rreptë edhe pjesëmarrësit në të”, thuhet në një reagim të policisë greke
Në datën 28 nëntor mijëra shtetas shqiptarë që jetojnë në Greqi festuan Ditën e Pavarësisë me këngë, valle dhe flamuj shqiptarë në sheshin “Sindagma” të Athinës. Festimet edhe pse ishin spontane, nuk u penguan nga policia greke, ndërsa në përgjithësi mediat greke komentuan pozitivisht këto festime.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Greqi#TopChannelNews
Ещё видео!