Mbetet problematike situata e zjarreve në veri të vendit. Njoftimi i fundit i Ministrisë së Mbrojtjes këtë të enjte raporton se mbetet aktive prej 15 ditësh vatra në Majën e Rrunës në Kukës dhe flakët janë drejtuar drejt fshatit Shëmri.
Për normalizimin e situatës është angazhuar dhe helikopteri holandez. Trupat e Forcave të Armatosura, punonjës të pushtetit vendor dhe vullnetare po punojnë në terren.
Ndërsa në Mirditë, në afërsi të fshatit Thirrë ka shumë tym dhe erë të fortë gjë që ka vështirësuar operacionet. Megjithatë autoritetet thonë se situata momentalisht nuk është problematike, nuk ka rrezik për zonat e banuara dhe për tunelin e Kalimashit.
Edhe në fshatin Katund i vjetër ku një ditë më parë rrezikoheshin banesat situata duket më e normalizuar. Në terren mbeten zjarrfikësit lokalë dhe forcat e armatosura.
Edhe vatra e zjarrit në fshatin Patalej të Lezhës është izoluar në 95%. Ministria e Mbrojtjes raporton se po mbahen nën monitorim edhe disa vatra në Fushë Arrëz, Shkodër, Dibër dhe Pukë.
Ndërsa në jug mbetet aktive vatra në Malin e Rrajcës në Përrenjas, por është shmangur rreziku për parkun kombëtar Shebenik-Jabllanicë.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!