Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të ish-Presidentit Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë të shtunën.
“Në nder dhe respekt të ish-Presidentit të Republikës, ish-ministrit, dhe ish-kolegut të këtij parlamenti, Bujar Nishani, ju ftoj të mbani një minutë heshtje”, tha Ermonela Felaj, e cila drejton këtë të hënë seancën plenare.
Trupi i ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani pritet të mbërrijë në atdhe të martën. Ish-Presidenti Nishani vdiq në spitalin universitar Charite në Berlin, një ndër spitalet më të njohur në Gjermani, por shëndeti i tij u përkeqësua për shkak të insuficensës polmonare të theksuar, çka solli dhe vdekjen e tij ditën e djeshme.
Për vdekjen e tij pati një numër të madh mesazhesh ngushëllimi, jo vetëm nga politika shqiptare, por edhe nga institucione të rajonit dhe ato ndërkombëtare.
Ish-Presidenti Nishani o të përcillet për në banesën e fundit nëpërmjet një ceremonie zyrtare. Për këtë, Këshilli i Ministrave pritet të marrë një vendim të posacëm, për t’i bërë ish-kreut të shtetit nderimet e duhura./tvklan.al
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!