#oranews #permbytjetshkoder #voltanaademi
11.1 miliardë lekë është fatura e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet në bashkinë Shkodër gjatë viteve 2018-2020, për të cilat ende qeveria shqiptare nuk ka kryer dëmshpërblimet.
"Dëme të shkaktuara në infrastrukturë familjare, infrastrukturë publike, lokale me impakt të rëndësishëm te ekonomia e vendit," u shpreh Ademi.
Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ndërsa bëri të ditur bilancin akuzoi qeverinë socialiste se nuk ka bërë asnjë investim për shmangien e përmbytjeve, apo minimizimin e pasojave prej tyre. "Nuk dua të besoj kurrë që kjo është për shkak të mungesës së një plani sepse VKM është e re, por mendoj që është në saj të mungesës së një vëmendjeje të dukshme për territorin," shtoi Ademi.
Shkodra është një prej bashkive më të prekura dhe më të rrezikuara nga përmbytjet.
Këtë të mërkurë (6 tetor) atje u prezantua plani i menaxhimit të riskut nga ky fenomen, financuar nga qeveria gjermane ku fokusi u vendos tek nevoja e bashkëpunimit të mes strukturave që ndër vite kanë treguar ndasi politike.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!