Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan (33)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Imam Ibn-ul-Kaiimi -rahimehullah- ka thënë:
“Prej kurtheve të shejtanit me të cilat i mashtron injorantët janë vesveset gjatë pastrimit dhe nijetit për namaz.”1
Shpjegimi: Po, vesveset lidhur me pastrimin. E sheh personin duke marrë abdes, pastaj ai thotë:
“Nuk kam marrë abdes siç duhet”, pastaj fillon abdesin nga fillimi, koha shkon ndërsa ai ende është duke marrë abdes, i ik namazi me xhemat, nganjëherë dielli lind ndërsa ai ende se ka falur namazin e sabahut për shkak se nuk e ka përfunduar abdesin. Këto janë vesvese nga shejtani, shejtani është ai që e ka prangosur me to.
Vesveset lidhur me namazin. Ndonjëherë falet, pastaj thotë: “Namazi im nuk ishte i saktë,”, pastaj e përsërit namazin, e përsërit, e përsërit, e përsërit dhe qanë, këto janë vesvese nga shejtani, i cili të thotë:
“Namazi yt nuk është i saktë, veprove këtë dhe këtë, përsërite namazin!”
Kështu i pëshpërit shejtani.
I thotë: “T’u ka prishur abdesi!”
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) e ndaloi këtë dhe tha:
“Mos ta ndërpresë namazin derisa të dëgjojë zërin apo të nuhasë erën (e gazrave).”
Nëse mendon se iu ka prishur abdesi, ai nuk duhet të largohet derisa të bindet sepse bindja nuk anulohet me dyshime.
“Derisa të dëgjojë zërin apo të nuhasë erën (e gazrave).”
Ndërsa nëse i vijnë vesvese, ai duhet t’i injorojë ato përderisa nuk e dëgjon zërin apo nuk e nuhat erën (e gazrave).
1 Ighathat-ul-Lahfan (1/93).
Ещё видео!