TIRANE - Kryeministri Edi Rama, ka preferuar të mos bëhet pjesë e diskutimeve përreth tre orëshe që përfshinë seancën plenare të ditës së sotme. Ndërsa deputetët e Partisë Demokratike rrethuan foltoren e Kuvendin nën tezën “Meta jep dorëheqjen”, dhe ku projektligjet nuk morën rëndësinë e duhur, kreu i qeverisë, qëndroi larg diskutimeve dhe akuzave që i drejtoheshin mazhorancës në tërësi dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta në veçanti.
Vetëm pas përfundimit të seancës plenare, seancë kjo e tensionuar, shefi i ekzekutivit ka folur për mediat, duke i cilësuar akuzat e opozitës dhe mbështetjen e tyre ndaj deputetit të Shkodrës, Tom Doshi, tashmë të përjashtuar edhe nga grupi parlamentar socialist, si një shfaqje të trishtuar në të cilën janë përfshirë një tufë “politikejsh dhe rrugeçërish”, siç i quajti ai.
Ndonëse ka shmangur sarkazmën e hedhur ndaj tij nga ish-kryeministri Berisha gjatë punimeve të Kuvendit, kreu i qeverisë ka preferuar t’i përgjigjet jashtë seancës plenare paraardhësit të tij.
Sipas Ramës, ish-kryeministri Berisha shpalosi “standardin me të cilin ka udhëhequr gjatë 8 viteve të qeverisjes, që i mbyll gojën prokurorisë dhe gjykatave”.
Shefi i ekzekutivit, theksoi më tej se ish-kryeministri duhet të japë llogari për 21 Janarin dhe për të gjitha fatkeqësitë e tjera që i ka shkaktuar qytetarëve shqiptarë.
“Së pari kjo është një shfaqje shumë e trishtueshme në të cilën janë përfshirë një tufë politikejsh dhe rrugeçërish që fatkeqësisht të parët, në mënyrë të verbër kujtojnë se përfitojnë nga të dytët dhe këta të fundit nga të parët, por, kostoja është e shqiptarëve që nga Parlamenti presin të dëgjojnë për reformat, ligjet, ekonominë, problemet e panumërta që kemi trashëguar nga e kaluara dhe rrjedhat e përroit psikik të ish-kryeministrit. Së dyti, është për të ardhur keq, që Shqipëria sot, jo nuk ka një opozitë, por ka një opozitë që ka braktisur misionin e saj për të përfaqësuar zërin e shqiptarëve që e kanë përfaqësuar, dhe është kthyer në skutat më të errëta të një bote që politika është e vendosur të ndahet dhe Shqipëria do ndahet patjetër. Së treti, sot ish-kryeministri na dha hapur, atë që për të gjitha vitet e qeverisjet së tij ish-kryeministri e ka pasur standard, që i mbyll gojën prokurorisë dhe sot e kësaj dite ka lënë pa përgjigje 21 Janarin dhe shumë e shumë drama. Ne kemi një standard tjetër, që është i shpallur dhe jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund, që të shkojmë përpara. I takon prokurorisë që të zbardhë këtë farsë që na turpëron të gjithëve. Merre me mend se çfarë kuptojnë nga kjo marrëzi partnerët ndërkombëtar. Ministri i Brendshëm, nuk ngriti akuza, por çmontoi një tufë akuzash. T’ia lëmë prokurorisë, hetimit ta çojë deri në fund. Nëse flasim për institucione, këto janë institucione”, u shpreh kryeministri Rama. - See more at: [ Ссылка ]
Ещё видео!