Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur këtë të enjte se nuk mund të dalim në konkluzione për përgjegjësi pas zgjedhjeve të 6 Marsit pa iu nënshtruar një procesi reflektimi dhe analize.
“Së pari e kam thënë që ditën e parë pas daljes së rezultatit të 6 Marsit, nuk mund të dalësh në konkluzione për përgjegjësi pa iu nënshtruar një procesi reflektimi dhe analize. Kush del në konkluzione pa iu nënshtruar këtij konkluzioni nënkupton që nuk vendos të parin interesin e PD, interesin e demokratëve. Kam zgjedhur të shprehem në institucione. Do të shprehem kur të mblidhet Kryesia dhe sigurisht këto ditë i kam shfrytëzuar për analizë, për reflektim që qëndrimi që duhet të majë Kryesia dhe institucionet të jenë në shërbim të qytetarëve dhe PD. Nëse gjendja që ndodhet sot PD, pavarësisht qëndrimeve tona është një gjendje që e ka dëmtuar dhe po e dëmton PD-në, për këtë arsye procesi i analizës dhe reflektimit duhet të jetë serioz, nuk mund të jetë çështje karrigesh, por çështje përgjegjësie në raport me demokratët.
Nuk mendoj dhe nuk besoj që secili prej nesh nuk ka përgjegjësi në situatën ku ndodhet PD, mirëpo askush nuk mund të mendojë që duke ikur, i ikën përgjegjësive. Prandaj procesi i reflektimit dhe analizës duhet të jetë i plotë, i mirëmenduar brenda institucioneve të PD.
Nuk mund ta trajtosh PD si një institucion ku në ditë të mira qëndron aty dhe në ditë të këqija ikë. Ky nuk është modeli im në politikë dhe nuk do të jetë kurrë”, tha Bardhi./tvklan.al
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
