Kongresi i El Salvador aprovoi sot ligjin për të pranuar Bitcoin si valutë e ligjshme në vendin amerikano-latin.
Maxhoranca prej 62 nga 84 deputetë aprovuan ligjin e propozuar nga presidenti Bukele javës që shkoi, duke u bërë vendi i parë amerikano-latin që e bën këtë.
Bukele ka thënë se përdorimi i Bitcoin mund të ndihmojë në dërgimin e remitancave të salvadorianëve që jetojnë jashtë vendit, por shton se dollari amerikan do të vazhdojë të mbetet valutë e ligjshme.
“Po sjell një përfshirje financiare, investim, turizëm e inovacion për vendin tonë”, shkruante presidenti para votës, duke shtuar se përdorimi i Bitcoin do të jetë opsional, dhe nuk do të rrezikojë përdoruesit. Ligji hyn në fuqi brenda 90 ditëve.
Por ekspertët thonë se lëvizja me Bitcoin mund të komplikojë bisedimet e vendit me FMN, nga të cilët El Salvador kërkon një program ndihme prej $1 miliardë.
Pamjet: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Salvadori#Bitcoin#TopChannel
Ещё видео!