Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Me rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ish-kryeministri Sali Berisha shpreson se SHBA do të ndryshojë kurs ndaj tij dhe do t’i hiqet “non grata”. Por ambasada amerikane në Tiranë bëri të qartë se nuk do të ketë bashkëpunim me individë që akuzohen për korrupsion. “Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor”, tha e ngarkuara me punë e SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn.
Teksa kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit, e ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn ftoi palët politike të angazhohen për një proces të barabartë për të gjithë.“Një opozitë e shëndetshme është pjesë me rëndësi kritike e një demokracie të gjallë. I vlerësoj mundësitë që kam pasur muajt e fundit për t’u takuar me përfaqësues të ndryshëm të opozitës për të dëgjuar një larmi këndvështrimesh mbi sfidat me të cilat përballet populli shqiptar, shqetësimet për mjedisin e ardhshëm zgjedhor dhe sesi Shqipëria mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë.
Nxis të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë”, tha VanHorn.Sali Berisha u fut në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 2021 i akuzuar për korrupsion dhe minim të demokracisë. Këto akuza janë hedhur poshtë nga Berisha, duke u shprehur se vendimi për ta shpallur atë non grata është i diktuar nga George Soros.
/vizionplus.tv
Ещё видео!