Gjykata e Tiranës njohu dënimin me 25 vite burg për Ilir Pajën, i njohur ndryshe me pseudonimin “Ufo” , për pasojë ai do e vuajë dënimin në Shqipëri dhe nuk do ekstradohet drejt shtetit italian.
Paja është person gjërësisht i njohur për botën e krimi dhe rezulton me precedentë penalë në të paktën 3 shtetë.
Në Gjermani, ai akuzohej për vrasjen e një prej bashkatdhetarëve të tij jashtë një klubi në Duisburg për larjen e hesapeve pas një zënke. Lidhur me këtë ngjarje, Paja u arrestua në vitin 2006 në Peruggia, por teksa priste procedurat e ekstradimit, u arratis me çarçafë nga çatia e burgut.
Arratia nuk e pengoi atë të përfshihej edhe në ngjarje të tjera kriminale, kur pak muaj pasi u arratis nga burgu, qëlloi për vdekje një shtetas kolumbian që ishte përfshirë në sherr me një shokun e tij.
Më pas Ufo mori me forcë një prostitutë rumunë 19-vjeccare, të cilën e dhunoi për dy ditë. Pikërisht në këtë moment ndërhyu policia italiane që arrestoi shqiptarin e rrezikshëm.
Pasi u arrestua nga autoritetet italiane, Paja u transportua me autoambulancë nga burgu i Livornos, për të kryer më pas procedurën e ekstradimit të tij.
Por, ai u arratis për hetë të dytë, duke goditur një nga policiët në kokë dhe u zhduk mes pyjeve të zonës.
Në vitin 2008, Paja pati një përplasje me policinë shqiptare. Në tentativë për t’u larguar, ai goditi dhe plagosi me makinë një punonjës policie, por fatmirësisht u kap.
Paja do të qëndronte në burg deri në vitin 2017, por u lirua nga ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha, tashmë e shkarkuar.
Pas 5 vitesh arrati, Ilir Paja kapet sërish në Tiranë nga njësia FAST, i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#UFO#TopChannel
Ещё видео!